Idrizi takon kandidatët për asambleistë: Ata janë energjia, vizioni dhe përkushtimi që i duhet Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, njëherish kandidat i PDK-së, edhe për një mandat, ,ka prezantuar ekipin që do ta shoqërojë gjatë fushatës zgjedhore dhe nëse merr mandatin e kryetarit.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka deklaruar se ekipi i tij përfaqëson energjinë, vizionin dhe përkushtimin që i duhet Vushtrrisë.

“Me super ekipin që do të jenë krah meje në këtë fushatë, e për katër vitet e ardhshme zëri juaj. Ata janë energjia, vizioni dhe përkushtimi që i duhet Vushtrrisë. Së bashku, me Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 191, me 12 tetor garojmë për fitoren tonë, për fitoren e secilit qytetar!”, ka shkruar Idrizi.

Idrizi ka theksuar se PDK do të garojë për një fitore të përbashkët, duke synuar të marrë besimin e qytetarëve të Vushtrrisë më 12 tetor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit