Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka mbajtur një tubim në Shtitaricë.
Atje ka bërë fushatë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, Mentor Hasani.
“Bashkë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, Mentor Hasani, takuam banorët e këtij fshati, të cilët na pritën me mirënjohje për projektet e përfunduara, sidomos për hapjen e çerdhes së re”, ka thënë Idrizi.
“Gjatë takimit, ndamë edhe programin tonë për katër vitet e ardhshme, duke treguar angazhimin tonë për të përfunduar punë të mëdha për Vushtrrinë tonë”, ka thënë ai.
“Me banorët e Shtitaricës e gjithë Vushtrrinë festojmë fitoren e madhe të 12 tetorit”, ka thënë ai.






