Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është shprehur krenar që ishte i pranishëm në protestën e organizuar kundër padrejtësive nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka thënë se ata që po mbahen në Hagë janë njerëzit që e bënë të mundur këtë Kosovë që ne e jetojmë sot.
Ai ka thënë se UÇK-ja është themeli i lirisë.
“Sot Kosova foli, fuqishëm kundër padrejtësisë. Sheshi ishte plot me qytetarë nga çdo qytet e fshat i Kosovës, e si një zë i vetëm bëmë thirrje për drejtësi për çlirimtarët tanë.
UÇK-ja është themeli i lirisë sonë. Ata që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë, janë njerëzit që e bënë të mundur këtë Kosovë që ne e jetojmë sot. Krenar që isha aty, përkrah qytetarëve, në mbështetje të drejtësisë dhe të vërtetës”, thuhet në postimin e tij në Facebook.










