Idrizi nga sheshi: Vushtrria tregoi forcën, fitore që garanton punë dhe siguri për qytetin tonë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga sheshi i qytetit ka falënderuar qytetarët për përkrahjen pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale, të cilat e rendisin atë të parin me mbi 45% të votave.

“Vushtrria jonë sonte e tregoi forcën e jashtëzakonshme, fitoren që garanton siguri e punë të mëdha për qytetin tonë,” ka deklaruar Idrizi në një postim pas përmbylljes së numërimit në mbi 90% të vendvotimeve.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe emocionet që, sipas tij, dëshmuan fuqinë e lidhjes së tij me qytetarët.

“Faleminderit nga zemra për gjithë emocionet e për gjithë përkrahjen. Ju jam përjetë mirënjohës!”

Sipas të dhënave të fundit, Idrizi pritet të shkojë në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit