spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Idrizi nga Oshlani: Investimet do të vazhdojnë edhe në katër vitet e ardhshme

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së edhe për një mandat, ka vizituar fshatin Oshlan, ku aty është pritur nga banorët.

Gjatë kësaj vizite, Idrizi theksoi se gjatë mandatit të tij të parë janë realizuar disa projekte të rëndësishme infrastrukturore në këtë fshat, përfshirë asfaltimin e disa rrugëve, ndërtimin e kolektorit kryesor dhe kanalizimit, rregullimin e kanalit kullues, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Komunitetit.

Ai bëri të ditur se Oshlani do të vazhdojë të jetë pjesë e planeve zhvillimore edhe në mandatin e ardhshëm.

“Projekte të reja kemi për Oshlanin edhe në mandatin e ri,” shkroi Idrizi në llogarinë e tij në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit