Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një tubim me banorët e Samadrexhës, ku është pritur me përkrahje dhe besim të madh nga qytetarët e kësaj zone.
Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se takimi ishte dëshmi e lidhjes dhe bashkëpunimit të ndërtuar ndër vite ndërmjet qeverisjes lokale dhe banorëve. Ai foli për punët e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe ndau vizionin për projektet e reja që pritet të transformojnë komunën në mandatin e ardhshëm.
“Me përkushtim, transparencë dhe punë të palodhshme, do të vazhdojmë ta sjellim zhvillimin në çdo lagje e çdo fshat të Vushtrrisë,” – u shpreh Idrizi.









