Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga PDK-ja, Ferit Idrizi, së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, dhe kandidatin për Asamblenë Komunale, Besnik Sadikun, zhvilluan një takim entuziast me banorët e fshatit Lumadh.
Takimit iu bashkuan një numër i madh i banorëve, për të dëgjuar programin e PDK-së.
“Lumadhi sonte i jashtëzakonshëm! Kjo është mikpritja që e karakterizon Vushtrrinë. Mbështetja juaj është motivi ynë për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores dhe zhvillimit të Vushtrrisë,” u shpreh Idrizi.









