Kryetari i Vushtrrisë ka shprehur zhgënjimin e tij pas vizitës së kryeministrit në qytet, duke theksuar se përkundër që gjithmonë e ka pritur me “tapet të kuq” ashtu siç e kërkon rendi dhe institucioni, këtë herë nuk është njoftuar fare për vizitën.
Sipas tij, kjo qasje nuk u bën nder qytetarëve të Vushtrrisë pasi ai është kryetar i zgjedhur me vota të drejtpërdrejta për të gjithë pa dallime partiake.
Vizita e kryeministrit u zhvillua në lokacionin e projektit të stadiumit, një iniciativë që Idrizi e quan personale dhe për të cilën komuna ka paguar 50,000 euro vetëm për hartimin e projektit.
“Ndonëse vlera totale e projektit është 5 milionë euro, ku komuna participon me 1 milion euro përmes marrëveshjes me Ministrinë e Kulturës, kryeministri u shoqërua vetëm nga anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Idrizi e cilësoi këtë si një befasi të madhe, duke u shprehur se “tapeti i kuq” këtë herë mbeti pa u shtruar për shkak të mungesës së njoftimit zyrtar.









