Idrizi: Do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e grave përmes trajnimeve e granteve

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është zotuar se do të vazhdojë mbështetjen për fuqizimin e rolit të gruas në këtë komunë.

Të enjten, Idrizi ka vizituar disa nga gratë që zhvillojnë bizneset e tyre në Vushtrri.

Gjatë këtyre takimeve, Idrizi ka bërë të ditur se Komuna do të vazhdojë të mbështesë uqizimin e tyre përmes trajnimeve, rikualifikimit falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta, si dhe programeve për ndërmarrësi e vetëpunësim.

“Sot me ekipin, vizituam gratë që po zhvillojnë bizneset e tyre në Vushtrri dhe biseduam për sfidat e përditshme që i kanë në këtë rrugëtim. Në mandatin e dytë do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e tyre përmes trajnimeve, rikualifikimit falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta, si dhe programeve për ndërmarrësi e vetëpunësim.
Kështu, do të krijojmë edhe më shumë mundësi dhe zhvillim për çdo familje në qytetin tonë. Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit