Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i gjetur i vdekur më 26 mars në rrugën “Edit Durham” në Prizren është identifikuar si një mashkull rreth 70 vjeç.
Trupi, pa shenja dhune, është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti vazhdon si “hetim i vdekjes”.
Policia falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin në identifikim.








