Këngëtari i njohur turk İbrahim Tatlises është shtruar në spital dhe po trajtohet në kujdes intensiv pas një infeksioni të dyshuar, pasi u sëmur në shtëpinë e tij në Stamboll.
Ai ka njoftuar fansat përmes një mesazhi nga spitali, duke thënë se gjendja e tij është e mirë dhe se ndodhet nën kujdes mjekësor.
İbrahim Tatlises është një nga figurat më të njohura të muzikës turke, i cili ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore.









