Ibrahim Rugova kalonte në këmbë Urën e Ibrit, Esat Geci shpërthen: Le t’i shohin tash disa ‘patriota’ të rremë!

Esat Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, ka publikuar një fotografi të pasluftës ku ish presidenti Ibrahim Rugova shihet mbi Urën e Ibrit, i shoqëruar nga Faruk Spahia kryetar i komunës atje.

Geci asokohe ka qenë pjesë e sigurimit dhe njeriu më i afërt i Ibrahim Rugovës.

Geci ka thënë se këtë fotografi duhet ta shohin “disa patriotë të Facebookut që sot shesin patriotizëm mbi Urën e Ibrit”.

Ndryshe, sot kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të komunave të Mitrovicës dhe ministra të kabinetit qeveritar, ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit