spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Ia rrëfeu të atit krimin, ky dyshohet se është vrasësi i Charlie Kirk

Autoritetet amerikane kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që tronditi opinionin publik në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve të cituara nga Daily Mail, i dyshuari është Tyler Robinson, 22 vjeç, banor i Utah, i cili u vu në pranga të enjten në mbrëmje në pjesën jugore të shtetit.

Robinson, student me bursë në Universitetin Shtetëror të Utah, dyshohet se vrau Kirk me një plumb të vetëm gjatë një rally-je në Universitetin Utah Valley, në qytetin Orem, pasditen e së mërkurës.

Ngjarja shkaktoi kaos dhe një operacion të madh kërkimi, pasi autori u largua nga skena duke u hedhur nga çatia e një ndërtese dhe duke u zhdukur në një lagje aty pranë. Për kapjen e tij autoritetet ofruan një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Sipas hetimeve paraprake, Robinson kishte rrëfyer aktin e tij para të atit, Matt Robinson, një ish-efektiv me 27 vite shërbim në Departamentin e Sherifit të Qarkut Washington. Babai i tij kontaktoi menjëherë autoritetet dhe ndihmoi në sigurimin e të birit përpara se policia ta arrestonte.

Nëna e të dyshuarit, Amber Robinson, punon në një kompani që ofron shërbime mbështetëse për persona me aftësi të kufizuara në Utah. Familja jeton në një banesë me gjashtë dhoma, shkruajnë mediat amerikane, me vlerë rreth 600 mijë dollarë në qytetin Washington, rreth 260 milje larg vendit të krimit.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit