“Ia kam shpreh dashurinë”, Londrimi kërkon falje pasi e kapi për flokësh Klodianin

Një situatë e pakëndshme kishte ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku një prekje fizike mes dy banorëve ka shkaktuar tension të menjëhershëm.

Londrimi është ai që, gjatë një momenti loje apo shakaje, ka prekur Klodianin duke e kapur për flokësh. Reagimi i Klodianit ka qenë i menjëhershëm, teksa ai u ngrit në këmbë dhe me ton serioz e pyeti: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”

Atmosfera në shtëpi u rëndua brenda pak çastesh, duke e kthyer momentin në një situatë të tensionuar. Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh duke thënë: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi floket…”, duke nënkuptuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht.

Në “Prime” sot u diskutua pikërisht kjo.

Londrimi tha sot se nuk kishte qëllim të keq dhe kërkoi falje.

“Nuk do përsëritet më. Me atë gjest ia kam shpreh dashninë”, tha ai.

Në anën tjetër Klodiani tha se nuk ishte shaka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit