“Ia kam inati UÇK-së se m’i ka vjedh dy viça”, Duriqi: Dëshmitarët e Speciales janë të blemë

Gazetari, Visar Duriqi ka komentuar bastisjet dhe arrestimet e Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale në bashkëpunim me EULEX-in.

Duriqi ka thënë se dëshmitarët shpeshherë janë detyruar të gjykojnë në Hagë, pavarësisht që s’kanë pasur informacione të sakta rreth asaj që ka ndodhur.

“Kolegët tonë që veç kanë shku në konferenca atëherë veç i kanë detyru me shku. Na në Insajder e patëm vendos mos me shku në asnjë prej konferencave, pasi e kemi ditur se Gjykata Speciale vepron jashta rregullave që zbatohen në Kosovë”, ka thënë Duriqi.

Për më tepër, ai ka theksuar se Gjykata Speciale është shumë mostransparente ndaj medieve, ndërsa dëshmitarët e saj i ka cilësuar si të blerë dhe banalë.

“Besoj që arsyeja kryesore që janë bo këto bastisje sot është pikërisht me jau rendu Thaçit dhe të tjerëve. Shpesh veç vendos në veti me mbyll seancën. Në momentin që e përcjell seancën dhe e sheh që prokuroria e ka thirr një dëshmitar të madh që e kanë bo, ai del tu fol tu thanë se ia kam inati UÇK-së se m’i kanë vjedh dy viça, kështu e sheh që veç e mbyllin seancën ”, ka thënë Duriqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit