spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

“Ia ka nxjerrë krahun” – Përleshje fizike brenda spitalit “Kllokoqi Estetika”, detaje

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e spitalit “Kllokoqi Estetika”, ku dy pacientë janë përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve të para, shkak për konfliktin ka qenë pritja në radhë, situatë e cila ka degraduar deri në dhunë fizike.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e rrahjes, njëri prej pacientëve ka pësuar lëndime trupore, duke i nxjerrë krahun tjetrit.

Në pamjet që disponon gazeta shihen edhe patrulla të Policisë së Kosovës të parkuara në parkingun e spitalit, të cilat kanë intervenuar pas thirrjes për ndihmë.

Sipas po të njëjtave burimeve, policia ka qëndruar për më shumë se një orë në ambientet e spitalit.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një version zyrtar nga menaxhmenti i spitalit lidhur me këtë ngjarje dhe masat që janë ndërmarrë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Lidhur me rastin, gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të mësuar rrethanat e ndërhyrjes dhe nëse ka persona të shoqëruar, por të njëjtit deri tani kanë deklaurar se nuk kanë informacion.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit