spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

I vuri eksploziv garazhit të “Visit të garave”, identifikohet autori; policia publikon pamjet dhe e shpall në kërkim (Emri+Video)

Policia ka arritur të identifikojë autorin e një prej ngjarjeve që ka ndodhur në Tiranë në 24 korrik 2025, kur një sasi lënde plasëse u vendos në garazhin e shtetasit Elvis Kosova, i njohur ndryshe si ‘Visi i garave’, në zonën e Liqenit të Thatë.

Policia njoftoi se autori i kësaj ngjarjeve është shtetasi Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Nga video e publikuar dallohet një person, i cili duket se është identifikuar nga automjeti me të cilin ka lëvizur pas ngjarjes.

Pasi ka vendosur tritolin, autori është përpjekur të humbasë gjurmët duke u futur në pyllin pranë Liqenit të Thatë, ku ka qëndruar për rreth 30 minuta. Më pas, ka dalë në një rrugicë tjetër dhe është larguar. Lëvizjet e mëtejshme të tij janë gjurmuar sërish përmes kamerave të sigurisë, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit të përdorur.

Dyshohet se autori është larguar jashtë vendit, ndërsa makinën e përdorur në ngjarje e ka dhënë me qira.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:50 të 24 korrikut. Si pasojë e shpërthimit nga tritoli që ishte vendosur në derën hyrëse të garazhit në pronësi të shtetasit Elvis Kosova, në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, është dëmtuar fasada qepenit, përfshirë disa garazhe ngjitur. Gjithashtu mbetën të dëmtuara edhe 4 makina të parkuara aty pranë.

Pas ngjarjes u raportua se vendosja e tritolit në pronën e tij mund të jetë një mesazh paralajmërues për shkak të konflikteve të mundshme të tij me persona të tjerë. Por nga marrja në pyetje e Kosovës, ky i fundit ka pohuar para policisë se nuk ka pasur konflikte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit