Analisti Fatmir Sheholli i cili u arrestua dje nën dyshimin për spiunazh është sjellë para gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë disa orë më parë ka dorëzuar kërkesën zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Sheholli thuhet se dyshohet për spiunazh ndaj BIA-s serbe, në lidhje me informacionet e ngjarjeve në Kosovë.
Në banesën e tij dje u realizua një bastisje disa orëshe nga ku u nxjerrën dokumente të shumta.











