spot_img
Thursday, December 11, 2025
spot_img

I vazhdohet paraburgimi deri në vitin tjetër të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka vazhduar paraburgimin deri më 5 shkurt 2026, Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Gollubovc të Malishevës.

Sipas njoftimit, rasti tanimë është në fazën hetimore.

“Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, me vendim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, është vazhduar masa e paraburgimit deri më datën 5 shkurt 2026.

Rasti aktualisht është në fazën hetimore dhe po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe për çdo informatë tjeter shtesë luteni t’i drejtoheni prokurorisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Si kishte ndodhur ngjarja?

Naim dhe Driton Morina janë dy vëllezërit të cilët dyshohet se u vran nga burri i motrës së tyre, Astrit Isufi.

Ngjarja kishte ndodhur afër shtëpisë së viktimave, të cilët po prisnin njerëz për ngushëllime për vdekjen e babait të tyre.

Po atë ditë, i dyshuar Astrit Isufi ka shkuar ta marr bashkëshorten e tij. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” kishte thënë një i afërm i familjes, për Sinjalin.

Astriti, pas ngjarjes ishte arratisur, por u kap nga Policia teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaçicë, jo larg vendit të ngjarjes.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit