I tha se është në linjë me Lajçakun për tërheqje nga veriu, nga stafi i Osmanit paralajmërojnë padi për Bajqinovcin

Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë sot se puna e saj ndihmoi në heqjen e masave nga BE, e biles tha se ato erdhën edhe për shkak të keqkuptimeve të Qeverisë me aleatët.

Në lidhje me këtë, erdhi reagim i menjëhershëm nga VV, saktësisht nga deputeti Mefail Bajqinovci i cili i tha Osmanit se është “në linjë me Lajçakun për tërheqje nga veriu”.

E për këtë deklaratë të tij, këshilltarja e Vjosa Osmanit, Egnesa Vitia e paralajmëroi Bajqinovcin se do të përballet me drejtësinë.

“Për shpifjen e publikuar sonte, deputeti Mefail Bajqinovci do të paditet për shpifje nga Presidentja Osmani. Natyrisht, për dallim nga pretendimet e tij të pavërteta, Presidentja Osmani posedon dëshmi të qarta dhe konkrete që dëshmojnë se ai dhe urdhërdhenësit e kësaj shpifjeje po gënjejnë. Shihemi në gjykatë”, ka shkruar Egnesa Vitia në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit