I shpëtoi tentimit për vrasje, Shkëlqim Kastrati edhe i dyshuar- policia i gjejnë armë

Mbrëmja e së martës për Shkëlqim Kastratin nuk përfundoi në mënyrë të qetë.

Në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, pas një konflikti me të dyshuarin N.B., Kastrati ai mbeti i plagosur.

Megjithatë, Policia në Prishtinë ka njoftuar se Shkëlqim Kastrati përpos si viktimë, tashmë po cilësohet edhe si i dyshuar.


Në raportin policor thuhet se gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë, ku me vendim të prokurorit, është hapur rasti “Armëmbajtje pa leje”.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, bëri të ditur për Insajderin se deri më tani nuk ka pasur të arrestuar të tjerë dhe se i dyshuari është ende në arrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit