Modelja shqiptare, Misse Beqiri, është ndër emrat e përmendur në dosjen e financierit, Jeffrey Epstein.
Sipas raportimeve, ai kishte shprehur interes të madh për modelen.
Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur në rezidencën e tij në Manhattan, vetëm pak muaj pasi Epstein kishte përfunduar 13 muaj burg dhe një vit arrest shtëpie pas dënimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion.
Ai i kishte ofruar ta çonte me avion privat në Paris për një sfilatë mode dhe madje kishte dashur t’i blinte një Mercedes me vlerë 100 mijë paund.
Një shok i Misse ka thënë se “ajo në atë kohë nuk dinte për dënimin e tij”.









