Flakron Flamur Vishaj, nga Belgu i Deçanit, ka ndërruar jetë në moshë të re, disa ditë pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku.
I riu kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e aksidentit dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.