spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

I riu me vështirësi në të parë emocionon në mbrëmjen e maturës/ Video

Tapeti i kuq i maturës në Ersekë këtë vit ishte më shumë se një moment mode — ishte një shembull i ndjeshmërisë, miqësisë dhe dinjitetit.

Enea Laho, i cili vuan nga mungesa e shikimit, kaloi me krenari në tapet i shoqëruar nga shoqja e tij e ngushtë, Parashqevi Mitre. Miqësia e tyre e fortë nisi që në fillim të gjimnazit dhe kulmoi në këtë ditë të veçantë.

“Unë kam 3 vite me Enean në bankë dhe e kam shok të ngushtë. E kisha qejf të isha me të sot. Më ka ndihmuar shumë për mësimet, më ka mbajtur afër. E kanë mbajtur afër të gjithë. Kjo ditë do jetë e veçantë për ne të dy, nuk do e harrojmë kurrë njeri-tjetrin. I uroj suksese në jetë”, u shpreh Parashqevia.

Enea falënderoi shokët për mbështetjen: “Po, u kënaqa. Emocione jo se s’kam fare, por nuk kam shumë. Fatmirësisht jo, gjithmonë më kanë mbajtur shumë afër. Unë ju falënderoj për kujdesin e trajtimin aq shumë të mirë që kanë bërë ndaj meje.”

Një histori që frymëzon dhe mbetet si mësim jete për të gjithë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit