Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe dyshime për një krisje mes Albes dhe Limit.
E gjitha nisi pasi Limi publikoi në Instastory disa trëndafila, duke lënë të kuptohet se ishin dhuratë për dikë.

Por reagimi i Albës nuk vonoi. Ajo publikoi një mesazh të fortë, që shumë ndjekës e interpretuan si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj tij.
“Ai shi s’ka për të të lulëzu asnjëherë! Përderisa edhe lulet që m’i bëre dhuratë për Shën Valentin shkove i postove sikur ke femër tjetër me foto të vjetër!”, shkroi ajo.










