spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

I plagosuri në Gjilan po operohet në QKUK, kjo është gjendja e tij

Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, tha se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për operim.

“I plagosuri është në gjendje të rëndë por stabile. Ndodhet në sallë të operacionit, është duke u operuar nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë Vaskulare dhe të Ortopedisë…Do ta vazhdoj trajtimin”, tha drejtori Syla.

Lidhur me rastin, Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Gjilanit, ka konfirmuar per Insajderin se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.

Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit