“I përdor 30 fjalë pa nevojë, ta merr mendja i ka shkru me ChatGPT”, Kërçeli i VV-së kritikon Arian Tahirin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, gjatë seancës në Kuvend.


Kërçeli kritikoi mënyrën e të folurit të Tahirit në foltore, duke ironizuar edhe përgatitjen e fjalimit të tij. Gjithashtu ironizoi me deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri.

“Për strukturën e fjalimit të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, nuk e di a keni vëmendje me kuptu, e di që është vështirë me kuptu këtë fjalinë zotëri Tahiri. Ai i ka nja, i përdor nja 30 fjalë pa nevojë gjatë fjalimit të tij, ta merr mendja i ka shkru kështu me ChatGPT. Herat e tjera koncentrohuni te gjithë fjalimi i tij. Për zonjën Bajrami, faleminderit që ishit korrekte që asnjë institucion publik nuk ka pasë transaksione me këtë kompani. Edhe faleminderit shumë që e pranuat që më herët gjatë qeverisjes suaj keni pasë kontratë direkte. Faleminderit zonja Bajrami. Edhe një e vërtetë që po ndodh në parlament, është mirë me na tregu. Është interesante sa herë që i kundërreplikohet zonjës Ymeri, veç po ta sheh krah zonjën Bajrami. Ose e kundërta, sa herë që i replikohet asaj, janë hy n’lojë krejt këta, e ngrit dorën zonja Bajrami”, thotë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit