Gazeta gjermane ‘Die Zeit’ foli me disa aleatë të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili fshihet në Moskë pas rënies së regjimit të tij. Gjatë intervistës u zbulua, ndër të tjera, se si duket jeta e tij në kryeqytetin rus.
Siç shkruan ‘Die Zeit’, Assadit iu dhanë udhëzime të qarta nga autoritetet ruse, pra nga Presidenti Vladimir Putin, që të mos shfaqej në publik.
Sipas aleatëve të tij, të cilët folën me gazetën gjermane në kushte anonimiteti, Assadit iu tha se tërheqja e tij nga sytë e publikut ishte një kusht për mbrojtjen që ai gëzon në Moskë. Anëtarët e familjes së tij, të cilët ikën nga Siria me të në vitet e mëparshme, gjithashtu u zotuan të heshtin.
Ata mbrohen nga një kompani private e paguar nga qeveria ruse, dhe çdo anëtar i familjes ka disa truproja.
Gjithashtu u zbulua se Assad jeton në dy vende në qytetin rus, të cilat i ndryshon shpesh. Bëhet fjalë për një vilë të vendosur jashtë Moskës dhe një apartament luksoz në një kullë, vendndodhja e të cilit nuk bëhet e ditur.
Ajo që është veçanërisht interesante, sipas Die Zeit, është se pasi iku në Moskë, Assad filloi të luante videolojëra. Aleatët e tij zbulojnë se ai rrallë del nga shtëpia dhe e kalon pjesën më të madhe të kohës para televizorit.
Nga ana tjetër, anëtarët e familjes së tij lëvizin lirshëm nëpër Moskë, me sigurim, dhe e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në qendrat tregtare.
Megjithatë, siç shkruan Die Zeit, gruaja e tij Asma është në gjendje të rëndë. Pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2018, kanceri u rikthye në vitin 2024 si leuçemi. Sipas gazetës gjermane, gjendja e saj është kritike.
I vetmi që theu rregullat e rrepta që regjimi i Putinit vendosi për Assadin dhe familjen e tij ishte djali i tij Hafez, i cili mbrojti tezën e doktoraturës në Universitetin e Moskës disa ditë para rënies së qeverisë siriane.








