Aleksandër Mitroviç pritet të zbresë në fushë si titullar ndaj Shqipërisë, fakt që e konfirmoi trajneri Stojkoviç në konferencën për shtyp. Sulmuesi i Al-Rajan ka lënë pas dëmtimin e pësuar dhe shpreson të ruajë formën e mirë edhe ndaj kuqezinjve. Mitroviç u shfaq i kënaqur me faktin që Serbia do ta luajë këtë takim në Leskovac:
“Mendoj se jo vetëm mua, por ne si ekip na pëlqen stadiumi, atmosfera dhe mbështetja, që nga momenti që dalim për nxehjen deri në fërshëllimën e fundit. Marrim duartrokitje, jemi të lumtur kur luajmë këtu. Shpresoj që të vazhdojmë një seri rezultatesh pozitive.
Ndihem mirë pas dëmtimit që më shqetësonte. Luajta pesë ose gjashtë ndeshje, u riktheva në formë, shënova gola dhe asiste. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe ndaj Shqipërisë, nëse më jepet mundësia të luaj.
Kjo është një pyetje për trajnerin, shpresoj se do të jem në fushë”, u shpreh Mitroviç përpara se Stojkovic të zbulonte vendimin e tij për ta hedhur në fushë nga minuta e parë.








