Kryeministri Albin Kurti, i cili në vazhdimësi kishte kritikuar qeveritë e kaluara për numrin e madh të ministrive, tashmë ka formuar qeverinë me 19 ministri, po aq sa kishte Qeveria Mustafa dhe vetëm dy më pak se Qeveria Haradinaj.
Në mandatin e tij të kaluar, Kurti kishte formuar 15 ministri.
Megjithatë, në mandatin e ri ai ka shtuar edhe katër ministri të tjera, duke e çuar totalin në 19.
Për krahasim, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa kishte 19 ministri, ndërsa ajo e Ramush Haradinajt kishte 21, një numër që asokohe ishte kritikuar ashpër nga Vetëvendosja.










