Një person është arrestuar në Prishtinë sipas urdhërresës ndërkombëtare.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar duke u bazuar në kërkesën e INTERPOL Austria.
Arrestimi ka ndodhur në rrugën Bill Klinton në Prishtinë të premten në mbrëmje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.








