I kërkoi 25 mijë euro, Vjosa Osmani ia refuzoi kërkesën Shkëlzen Gashit për financim të ekspozitës

Shkëlzen Gashi, drejtor ekzekutiv i Admoverës, i kishte dërguar Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, një kërkesë për financim të ekspozitës kontraverse për maskarat në Kosovë. Në kërkesën e dërguar, të cilën e ka siguruar Gazeta, Gashi ia kishte kërkuar Presidencës së Kosovës 25 mijë euro.

Madje, Gashi i kishte hartuar edhe një plan shpenzimi.

Sipas dokumentit e hartuar nga Gashi, ekspozita për masakrat ishte planifikuar të hapej më 16 qershor 2025 në sheshin kryesor të Prishtinës, në rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Kjo ekspozitë do të bazohej në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, që po ashtu është kritikuar për përmbajtjen.

Megjithatë, presidentja Osmani nuk e kishte përkrahur me financim këtë ekspozitë, e cila u pëkrah muaj më vonë nga Kuvendi i Kosovës, duke ngjallur një debat të ashpër në publik rreth përmbajtjes së ekspozitës.

Ekspozita është kritikuar edhe nga Fondi i së Drejtës Humanitare, shoqëria civile, analistë të ndryshëm, parti politike e madje edhe nga vetë Natasha Kandiq, emrin e sëcilës Gashi e përdori si “mbulim” për përmbajtjen e ekspozitës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit