spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

“I ke shkruar të dashurit tim”, Sara Gjoka i kthehet keq Xhenetës: Ai nuk ishte i lidhur me ty, ke probleme vetëbesimi

Xheneta Fetahu ditën e djeshme është përplasur me moderatoren sportive, Sara Gjoka në rubrikën “Trotuar”.

Ajo ka pretenduar se ka tentuar t’i marrë të dashurin, pasi i ka shkruar atij kur ky i fundit ishte duke u njohur me Xhenetën.

Ajo i kërkuar llogari në mes të emisionit Sarës, ndonëse tema ishte për krejtësisht diçka tjetër. Më pas ka ndërhyrë Ronaldo, duke thënë se ‘Sara ka të gjithë të drejtën e botës ta bëjë këtë, për sa kohë që Xheneta ishte thjesht duke u njohur me djalin dhe ende nuk kishte krijuar një lidhje’.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Xheneta Fetahu: Sara pse u shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.

Sara Gjoka: Çfarë rasti?

Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.

Sara Gjoka: Cili është?

Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.

Sara Gjoka: Kush ka qenë me ty, se unë nuk di të ketë qenë i lidhur me ty.

Xheneta: Ai ishte në njohje me mua

Sara: Po i ngatërron gjërat, se ai nuk ishte i lidhur dhe për më tepër, më shkroi ai i pari. Unë nuk e diskutoj këtë gjë në publik, se ndryshe nga ty, nuk bëj skandale

Ronaldo: E çfarë të keqe ka t’i shkruajë?

Sara: Probleme vetëbesimi

Ronaldo: Xheneta, kjo bisedë që hape është shumë e shëmtuar të diskutohet jo vetëm në tv, por edhe në jetën private.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit