spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

“I janë bërë shumë padrejtësi”, Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit pas arrestimit

Pas arrestimit të reperit Gjesti, në rrjetet sociale kanë reaguar disa artistë të njohur, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për të. Një ndër reagimet më të fundit ka ardhur nga këngëtari Yll Limani, i cili është edhe koleg i tij në të njëjtin label muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani ka deklaruar se Gjesti është përballur me padrejtësi gjatë muajve të fundit, duke theksuar se askush nuk duhet të përballet me situata të tilla vetëm pse shpreh veten përmes artit.

Ai thekson se arti nuk mund të matet me pengesa, presion apo padrejtësi dhe se përballja e një artisti me situata të tilla nuk është vetëm një çështje personale, por prek të gjithë ata që besojnë në lirinë e krijimit.

Në reagimin e tij, Limani vlerëson gjithashtu talentin dhe përkushtimin e Gjestit ndaj muzikës, duke shtuar se këto janë vlera që askush nuk mund t’ia marrë.

“Gjestit ju kanë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit. Gjëra që asnjë artist nuk duhet me i kalu vetëm pse krijon dhe shpreh veten përmes artit. Arti nuk matet me pengesa, presion apo padrejtësi. Arti është diçka që nuk mundesh me e ndal. Kur një artist përballet me padrejtësi, nuk është veç betetja e tij: është diçka që na prek krejt neve që besojmë në lirinë e krijimit. Gjestin e njohim për talentin, për shpirtin dhe për përkushtimin ndaj artit. Këto janë gjëra që askush nuk mundet me ia marrë. Arti i vërtetë gjithmonë gjen rrugë”, shkruan Limani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit