I erdhi keq pse mbrojti familjen/ Arjan Konomi ‘shpërthen’ ndaj Albana Osmanit: Nuk je id*ote, siç të kemi menduar

Mbrojtja që Albana Osmani i bëri familjes shqiptare në emisionin ‘Opinion’ duke u shprehur se është kundër etiketimit ‘Prindi 1’, ‘Prindi2’ dhe më shumë se 2 gjinive, duket se nuk i ka pëlqyer Arjan Konomit.

Ky i fundit ka shpërthyer në ofendime ndaj moderatores Albana Osmani, pas debatit të saj me aktivisten e të drejtave të LGBT+ Xheni Karaj.

Me anë të një videoje në Instagram, Konomi e ka ofenduar Osmanin me fjalët ‘torollake’ dhe ‘idiote’. Jo vetëm kaq, por shkon më tej, duke bërë pyetjen “Po burrneshat çfarë ishin?!” (Mesa duket Arjani nuk e di që burrneshat jetonin dhe vdisnin të virgjëra. Roli i tyre nuk ishte të bëheshin e dashura e një gruaje, por të mbronin familjet si burrat e asaj kohe.)

Reagimi i tij ka nxitur indinjatë në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë kritikuar për sjelljen e ulët, sidomos ndaj një femre.

Shumë e konsiderojnë këtë një përpjekje për të tërhequr vëmendje në mënyrën më të diskutueshme, duke ulur kredibilitetin e tij apo edhe për të mbrojtur komunitetin ku bën pjesë. Të tjerë ia kanë lënë pijes ose substancave narkotike që mund të ketë përdorur Konomi:

“Moj Albana Osmani sa u gëzova që të pashë në ekran dhe njëherë se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po sa bukur që fole. Po pse të kanë mbajtur si me torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idjote moj siç të kemi menduar. Pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë Tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla”, tha Arjan Konomi. Po burrneshat moj çfarë ishin?!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit