I dyshuari për vrasjen e rëndë në Llapashticë akoma në arrati, policia bastisë shtëpinë e tij

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Arif Spahiu në Llapashticë të Epërme të Podujevës, Policia e Kosovës po vijon me hetime intensive për kapjen e të dyshuarit për këtë vrasje.

Raportohet se bastisjet në shtëpinë e të dyshuarit Arber Havolli, rreth 32-vjeçar, janë ende në zhvillim.

Çka ndodhi sonte në Llapashticë?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Llapashticë të Podujevës mbrëmjen e sotme, kur një burrë u vra me armë zjarri brenda një veture. Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik, ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli.

Bashkim Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Llapashticë. Burimet tregojnë se Havolli ka shkrepur 10 plumba në drejtim të Spahiut, duke e lënë të vdekur brenda një veture të tipit Opel.

Gazeta ka siguruar pamje video, në të cilat Arbër Havolli shihet duke qëlluar me armë në një ambient të hapur. Në pamje të tjera, ai shfaqet në një ambiente publik me armë në brez.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit