“I dyshuari e qëlloi me 10 plumba-Viktima i shkoi te shtëpia pak çaste para vrasjes”

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture, ndërsa i dyshuari, është Arbër Havolli.

Sipas burimeve të redaksisë, viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.

Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Gazeta nga burime të besueshme, mëson se viktima është Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik të Podujevës.

Burimet tregojnë se Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit Havolli, ku më pas ky i fundit kishte shkrepur 10 plumba në drejtim të viktimës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit