Publikohen pamjet e arrestimit të Ragip Gilës, i dyshuar si autor i atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.
News24 ka siguruar pamjet, teksa forca të shumta policore ndjekin Gilën, i cili pasi braktisi një automjet, tentoi të largohej në këmbë. Ai është arrestuar në lumin Kir.
Gila dyshohet se është autori i atentatit ku viktimë mbetën Armando Pali, punonjës i IMT Shkodër dhe Liridon Kraja, shofer i Erogen Vasos alias Brajovicc. Dyshohet se objektivi i atentatit ishte Erogen Brajovicc që mbeti i plagosur.










