spot_img
spot_img
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

I dhanë drogë e alkool – një grua në Fushë Kosovë dyshohet se u dhunua pastaj nga dy persona

Një rast i rëndë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ku rreth orës 05:30 një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një ngjarjeje të dyshuar si dhunim seksual.

Sipas deklarimit të viktimës, asaj fillimisht i janë dhënë alkool dhe substanca narkotike, ndërsa më pas është dhunuar në një motel nga dy persona meshkuj të panjohur. Tutje, viktima ka deklaruar se është futur me forcë në një veturë dhe më pas është lënë në rrugë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të mëtejme.

Rasti është duke u hetuar dhe autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit