spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

I dënuari me tre vite burgim për keqpërdorim seksual të të miturve, arrestohet në Rrugën B – dërgohet në Hajvali për vuajtje dënimi (EMRI)

Një person i dënuar për vepër të rëndë penale është lokalizuar dhe arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pas një operacioni të njësive policore.

Më 08.02.2026, rreth orës 21:50, në Rrugën B, pas hulumtimeve operative dhe mbledhjes së informatave në terren, policia ka arritur të lokalizojë Enkel Mustafa (27- vjeçar), i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv.

Mustafa ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 15 vjeçare”.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar nga njësitë policore dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Rasti konsiderohet i përfunduar nga ana e policisë, ndërsa i dënuari tashmë ndodhet në institucion korrektues.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit