Çështja e krevatit në Big Brother VIP Albania 2 është bërë temë diskutimi tash e dy muaj.
Kjo që nisi si sfidë nga Kristi Lamaj, ku bëri bashkë për një javë Mirin dhe Selin.
Pas daljes nga Big Brother, Kristi tregon të vërtetën se si nisi kjo histori mes tyre.
Ai tha se Selin i kërkoi vetë që të ishte pranë Mirit, kështu që këtë dëshirë ia plotësoi edhe ish-banori.
“Erdhi dhe donte të qëndronte. A mund të qëndroj afër. Selin erdhi dhe më kërkoi. Vjen dhe Armiri. Figura jashtë, emri, mos njihen jashtë. E di çka doni afër, ju çoj edhe më afër”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Ata më duket kishin ngelur në gjumë, siç edhe unë kur ika”.
Ata tashmë janë ndarë nga loja dhe po vijojnë vetëm këtë garë Big Brother-i.









