I arrestuari për kërcënim ndaj Gërvallës, raportohet të jetë djali i dëshmorit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kërcënim ndaj ministres, Donika Gërvalla. 32 vjeçari, përmes një postim të publikuar në Facebook, ka kanosur nga profili i tij në Facebook.

I dyshuari është Patriot Brahimi, nga fshati Kozhiq i Skenderajt, djali i dëshmorit të kombit, Brahim Halimi – Çaka.

Postimi i referohej Donika Gërvallës dhe Vudi Xhymshitit me fjalët për “plumbin” dhe vendin “ku me rrok”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare dhe viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në sqarimin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit