Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar listën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në listë vërehet se më lart është rënditur Hykmete Bajrami, e treta, duke dalë më lart sesa Doarsa Kica-Xhelili. Kjo e fundit barte pozitën e tretë në zgjedhjet e fundit, ndërsa në këto zgjedhje do të bart numrin katër.
Numër katër në zgjedhjet e kaluara ishte Lutfi Haziri, i cili është radhitur një numër më poshtë.
Më lart është radhitur edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit që shkoi kishte numrin 13, ndërkaq tash ka numrin 6.
Vlen të theksohet se Anton Quni është radhitur për tri numra më lartë- ka marrë numrin 7.
LDK tashmë në listë ka emra të rinj, si: Adelina Thaqi Meta, Janina Ymeri, Gëzim Hazrolli, Ermal Sadiku e Festim Kabashi.







