spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Humbja me Shqipërinë i “hëngri kokën”, Serbia zgjedh pasuesin e Dragan Stojkoviç

Disa ditë pas humbjes historike të Serbisë në shtëpi ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-1 në Leskovc, Federata e Futbollit të Serbisë ka lëvizur shpejt për të gjetur pasuesin e Dragan Stojkoviç “Piksi”, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes.

Sipas mediave serbe, drejtuesit e FSS kanë arritur një marrëveshje verbale me Veljko Paunoviç, ish-trajnerin që udhëhoqi Serbinë drejt titullit kampion bote për të rinj në vitin 2015 në Zelandën e Re.

Presidenti i Federatës, Dragan Xhajiç, dhe sekretari i përgjithshëm, Branko Radujko, kanë marrë “PO”-në e Paunoviçit, dhe zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.

Burime pranë Federatës kanë konfirmuar për gazetën Kurir: “Siç qendrojnë gjërat tani, Veljko Paunoviç është trajneri i ri i Serbisë! Shanset janë 90 për qind. Ka pak gjëra që mund të prishin marrëveshjen.”

Fitorja e Shqipërisë 0-1 në Leskovc, falë golit të Rei Manajt në fundin e pjesës së parë, ka ndezur jo vetëm zemërimin e tifozëve serbë, por edhe ka shkaktuar ndryshime rrënjësore në pankinën e kombëtares.

Sipas mediave serbe, kjo disfatë u konsiderua “një nga më të dhimbshmet në historinë moderne”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit