Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e humbjes së jetës së foshnjës, e cila lindi në tualetin e Emergjencës së Ferizajt.
Në njoftimin e Prokurorisë, bqëhet e ditur se është iniciuar rast me vepër penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, teksa e dyshuara ndodhet në trajtim në Gjinekologjinë e Ferizajt.
“Me vendim të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML)”, thuhet në njoftim.









