spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Humbja e dytë ndaj Kosovës, “pika që derdhi kupën”, Suedia shkarkon trajnerin për herë të parë në histori

Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Jon Dahl Tomason pas performancës katastrofike të Suedisë në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026, e cila i ka lënë ata në fund të Grupit B me një shans shumë të vogël për t’u kualifikuar për turneun e vitit të ardhshëm.

Humbja e dytë kundër Kosovës ishte ‘pika që derdhi kupën’ për Federatën Suedeze të Futbollit. Tomason po shkarkohet pas një pike në katër ndeshje në këto kualifikuese të Kupës së Botës.

Goli i Fisnik Asllanit i dha dje Kosovës tri pikë në Suedi, ndërsa për këta të fundit është një nisje e re, që fillon me shkarkimin e trajnerit. Ish-sulmuesi danez, Tomason, u ul në stolin e ekipit më 1 mars 2024 dhe e ka drejtuar ekipin në 18 takime, për një mesatare prej 1.61 pikësh për ndeshje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit