Humbi jetën pranë shtëpisë së gjyshes, fundi tragjik i një prej viktimave të aksidentit në Peqin

Aksidenti i rëndë rrugor i cili i mori jetën 24-vjeçarit Gabriel Lluca në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi pranë shtëpisë së gjyshes së tij nga babai, aty ku Gabriel kishte kaluar fëmijërinë, por që sot u bë vendi i tragjedisë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte Gabriel Lluca, së bashku me mikun e tij Denis Korbi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese. Përplasja ka qenë fatale për të dy të rinjtë, të cilët ndërruan jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës për t’i ndihmuar.

Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur kujtohet se Gabriel Lluca i kishte mbijetuar një aksident të rëndë në moshën 8-vjeçare, kur një makinë e kishte përplasur para derës së shkollës. Ai kishte shpëtuar mrekullisht, edhe pse automjeti i kishte kaluar mbi trup.

Por fati nuk tregoi mëshirë këtë herë. Gabriel Lluca u nda nga jeta pranë derës së shtëpisë ku ishte rritur, duke lënë pas një dhimbje të madhe në zemrat e familjarëve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit