Gazeta ka raportuar më 30 maj për një aksident me fatalitet në Itali.
Ku si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën i riu nga Deçani, Driton Sadikaj, dhe një person tjetër derisa po shkonin në punë.
Familjarët e tij kanë shprehur dhimbjen e thellë dhe falënderimet e sinqerta për të gjithë ata që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.
Në një postim prekës, babai i Dritonit, Bajram Sadikaj ka shprehur mirënjohjen e familjes së gjerë, fqinjëve, miqve dhe të gjithë atyre që ndanë dhembjen me ta.
Ai falenderon veçanërisht shoqërinë e Dritonit, e cila me lotë, fjalë dhe përqafime tregoi sa shumë ishte i dashur dhe i vlerësuar.
“Dritoni ishte djalë me zemër të madhe, që la pas dashuri dhe kujtime të paharruara. Dhimbja është e pamasë, por ngushëllimi jemi ne të gjithë që e deshëm dhe nderuam kujtimin e tij”, shkruan babai, duke falënderuar për çdo fjalë ngushëllimi dhe mbështetje në këtë kohë zie.






