Hoxhaj: Përpjekjet për të minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit, kundër interesave të shqiptarëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që po zhvillohet sot në Prishtinë.

Hoxhaj kujtoi se para 10 vitesh ka hedhur idenë për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive, duke vlerësuar se këto takime janë një platformë e rëndësishme për bashkëpunim rajonal. Megjithatë, ai ngriti shqetësime serioze për qasjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe për cenimin e gjuhës shqipe në këtë shtet.

“Gjuha shqipe është e gjithë shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan,” shkroi Hoxhaj.

Ai kritikoi gjithashtu edhe Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për përpjekje për ta rikonfiguruar Planin e Ahtisaarit, që është konsideruar si themeli i pavarësisë së Kosovës. Hoxhaj e vlerësoi këtë qasje si të dëmshme për interesat kombëtare dhe partneritetin perëndimor në rajon.

“Çdo përpjekje për të minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit është kundër interesave të shqiptarëve dhe të partnerëve perëndimorë në Ballkan,” përfundoi ai.

Gjithashtu, Hoxhaj, kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta ngrisë zërin edhe për arrestimet e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit