Hoxhaj kritikon Osmanin e Kurtin: Veprimet dhe vendimet e tyre politike kanë synuar çmontimin e demokracisë dhe vendosjen e autoritarizmit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se vendi po hyn në një periudhë vendimtare për të ardhmen e demokracisë.

Sipas Hoxhajt, për vite me radhë institucionet demokratike janë dobësuar dhe shteti është përballur me procese që, sipas tij, kanë çuar drejt autoritarizmit.

Ai ka akuzuar koalicionin e vitit 2021 të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se veprimet dhe vendimet e tyre politike kanë synuar “çmontimin e demokracisë dhe vendosjen e autoritarizmit” në vend.

Hoxhaj ka pretenduar gjithashtu se dështimi për zgjedhjen e presidentit nuk ishte rastësor, por i planifikuar.

“Dështimi i zgjedhjes së Presidentit ishte i planifikuar dhe i qëllimshëm, duke e lënë vendin që nga 5 marsi pa President dhe që nga 9 shkurti 2025 pa një Kuvend funksional”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit